Teuta pas fitores me Skënderbeun në transfertë ka kthyer menjëherë fokusin te dueli i radhës në kampionat. Në kuadër të javës së 32-të të Superiores do të presin në shtëpi ekipin e Vllaznisë për të bërë mes tyre llogaritë për 3 pikët.

Një duel mjaft delikat për durrsakët që nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores, e cila do t’iu jepte mundësinë të mbanin gjallë shpresat për t’iu larguar “Play-Off”-it. Kjo përballje është parashikuar të zhvillohet ditën e shtunë në orën 18:00 në “Niko Dovana”.

“Djemtë e Detit” nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë nisur përgatitjet për këtë takim. Edi Martini ka zbritur skuadrën në fushë për të’u bërë gati për duelin me shkodranët, me durrsakët që do të tentojnë fitoren e dytë rresht në kampionat.

Kujtojmë se aktualisht Teuta mban vendin e 7-të në kampionat me 37 pikë, 1 më pak se Laçi i vendit të 7-të. Gjatë 31 javëve kanë arritur të shënojnë 29 gola dhe të pësojnë 35, ku kanë siguruar 9 fitore, 10 barazime dhe kanë 12 humbje.