Teuta njofton dy largimet e radhës. Klubi durrsak me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije ndërprerjen e kontratës me dy futbollistët, Igli Moqi dhe Laurenc Xheka.

Kampionët aktual të Shqipërisë i ka falënderuar të dy lojtarët për aventurën te “djemtë e detit”, gjithashtu duke i uruar edhe suksese për eksperiencat e së ardhmes.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TEUTËS

Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me futbollistët Igli Moqi dhe Laurenc Xheka. Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadrës sonë dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll. ©KF Teuta!