Një gol i shënuar që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Egnatias, i ka mjaftuar Teutës për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për të qëndruar jashtë zonës së play-out.

Jazxhi shënoi që në minutat e parë të takimit golin që vulosi duelin ndaj rrogozhinasve, të cilët humbën lojtarë radhazi për probleme fizike në këtë sfidë.

Fitorja minimale ndihmon Teutën që të jetë në vendin e 7, ndërsa çuditërisht i mban ato ende në garë edhe për të siguruar një vend në “Final Four”, ndonëse do u duhet një kombinim i pazakontë rezultatesh për t’ia arritur.