Rreth dy muaj pas vendosjes së 4 yjeve të rrokut botëror në shëtitoren “Taulantia”, në Durrës njëra nga statujat mungon.

Statuja është dëmtuar dhe spostuar në një vend tjetër gjatë mbrëmjes së sotme, kur shëtitorja bregdetare është ndezur nga tingujt e koncertit të muzikës rrok, për shkak të festës së rreth 500 motoristëve nga rajoni “Moto fest 2022”.

Bëhet fjalë për Tina Turner, të cilës i kanë mbetur në shëtitore vetëm këpucët!!!

Dhjetëra qytetarëve që ndalen aty për të shkrepur foto u mbeten alternativë vetëm statujat e Bob Dylan, Mick Jagger dhe John Lennon, sepse e vetmja femër e grupit tashmë i mungon kuartetit.