Një i moshuar rreth 70 vjeç, teksa po lëvizte vetëm ka rënë në asfalt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Kongresi i Tiranës”.

Në vendin e ngjarjes ndodhet ekipi i urgjencës dhe policia e Komisariatit Nr. 3.

Dyshohet sipas mjekëve se i moshuari ka pësuar atak kardiak dhe ka qenë i pamundur dërgimi i tij në spital, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.