Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet te kryqëzimi i “Spitalit të fëmijëve”, te zona e njohur ndryshe si rruga “Bardhyl”, ku një motor është përplasur me një makinë tip “AUDI”.

Nga përplasja e fortë motori mësohet se ka përfunduar në trotuar, ndërsa drejtuesi është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkaq, për ngjarjen në fjalë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e drejtuesit të motorçikletës.