Trafiku i rënduar nuk është një fenomen aq i panjohur për qytetarët e Durrësit, pasi në oraret e pikut të lëvizjes është e vështirë t’i përshkosh rrugët kryesore.

Por këtë herë, siç duket edhe në videon e mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm” për ta rënduar edhe më shumë trafikun “ka menduar” kamioni i tërheqjes së mbeturinave urbane!

Pamjet e regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Aleksandër Goga”, dëshmojnë vargun e gjatë të automjeteve të bllokuara në trafik, por edhe kamionin shkaktarë të situatës.

Sipas dëshmitarëve ata janë detyruar për të qëndruar në trafik për rreth 20 minuta, pasi mjeti i rëndë po tërhiqte mbeturinat urbane pikërisht në këtë orar kur në rrugët e qytetit regjistrohet një numër i madh automjetesh në qarkullim.