Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës.

Burime policore bëjnë të ditur se shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrikë e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.