Mëngjesin e sotëm është dhunuar avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Ai është qëlluar këtë mëngjes nga disa persona të paidentifikuar, në rrugën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Autorët, që paraprakisht dyshohet se ishin tre, e qëlluan 34-vjeçarin me sende të forta në kokë. Avokati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.