Një lajm tronditës vjen nga Meksika ku ish-futbollisti i klubit të njohur Çivas, Antonio “Hulk” Salazar, është ndarë nga jeta në rrethana të tmerrshme. Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se kanë gjetur trupin pa jetë të ish-futbollistit 33-vjeçar në bagazhin e makinës së tij (Chevrolet Valier) e cila kishte marrë flakë. Mjekët fillimisht nuk kishin arritur të identifikonin kufomën, pasi ishte djegur thuajse totalisht.

Por konfirmimi si ai ishte trupi i Salazar erdhi të martën. Policia dyshon se Salazar është ekzekutuar në rrethana ende të panjohura dhe më pas është vendosur në bagazhin e makinës, të cilës i është vënë zjarr.

Salazar nisi karrierën si profesionist në radhët e Çivas, duke luajtur si sulmues me këtë skuadër. Ai ka luajtur edhe me ekipe të tjera në Meksikë dhe në Kosta Rika, ndërsa kishte vendosur të tërhiqej në vitin 2015.