Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “burg me afat 15 ditor” për shtetasin rus të arrestuar në Rinas, Aleksandër Bobovnikov.

57-vjeçari me profesion mjek, është një kritik i Putin, ndaj edhe është shpallur në kërkim nga shteti rus për mashtrim.

Ai ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri për disa ditë pushime, ndërsa ka shtuar se nuk ka ndërmend të pranojë akuzat, duke shtuar se po ashtu është i sëmurë me zemër dhe ka nevojë për trajtim.