Eduart Koka, 45 vjeç, i arrestuar në Lezhë, dhe i transferuar pak ditë më parë në burgun e Reçit për të vuajtur dënimin, ka ndërruar jetë.

Ai ka ndjerë shqetësime në ambientet e burgut dhe më pas, është transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku pas pak orësh ka ndërruar jetë.

Koka ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Ai u arrestua më 3 prill të këtij viti në Lezhë, për drogë. Gjatë kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në banesën e 45-vjeçarit në të njëjtën lagje ku u kap, janë gjetur 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, dy mjete prerëse (thika) dhe dy përforcues grushti.