Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28-vjeçarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pas vetëvrasjes së polices 21-vjeçare Aldorjana Loshi. 

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “arrest në shtëpi” Endri Nikan, i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshi dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me të në telefonin e saj. 

Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë nën masën e “arrest shtëpie”.