Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana kaa bërë një urim për stafin e maternitetit të Durrësit. Pasi bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën e pestë, Arbana ka falenderuar stafin për punën e përkushtuar dhe mjaft profesionale.

“Dua të bëj një falenderim të veçantë për stafin e maternitetit shtetëror të Durrësit me kushtet moderne që ofron, në një nga momentet më të rëndësishme dhe të bukura në jetën e një nëne që sjell në jetë fëmijën e saj.

Faleminderit doktoreshë Migena që ashtu si ka pritur ardhjen në jetë të Elmës, Ajrës, Priamit dhe Amblës është përkujdesur me plot përkushtim dhe profesionalizëm gjatë gjithë shtatzanisë së Emës dhe në lindjen e djalit tonë SIAR”,– shkruan Arbana në rrjete sociale.

Kryebashkiaku i Shijakut dhe bashkëshortja e tij Ema u bënë prindër sot për herë të pestë. Ishte vetë kryebashkiaku që zbuloi në rrjete sociale emrin e djalit të porsalindur, Siar.