Në kuadër të masave anticovid, policia ka proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, një 27-vjeçar, banues në Durrës, pronar i një lokali në lagjen nr. 13, Plazh, pasi u konstatua duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar.   

Gjithashtu, për lokalin në pronësi të shtetasit G.T., 27-vjeç, autoritetet kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin G. T., 27 vjeç, banues në Durrës, pronar i një subjekti në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.    

Gjithashtu, për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.