Një e moshuar 82-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në shkallët e banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës.

Njoftimi i plotë: 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin V. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin I. V., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, shtetasja K. Th., 82 vjeçe, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës së saj, në fshatin Nivicë, dhe si pasojë ka humbur jetën.