Një punonjëse banke është ndaluar këtë të enjte në Durrës.

Policia njofton se shtetësja e identifikuar me inicialet B.B., 37 vjeçe ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Të kërkuar për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 3 shtetas.

Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.