Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës është duke punuar në terren për ndërgjegjësimin e debitorëve për të likuiduar faturat e papaguara.

Katër grupe të njësisë Task-Forcë pranë Shoqërisë Rajonale janë duke kryer një kontroll të të gjithë abonentëve debitorë në qytetin e Shijakut. Fokus i punës është evidentimi i debitorëve, njoftimi i tyre për sanksionet që parashikon ligji si dhe marrjen e masave për shlyerjen e debive të vjetra.

Drejtori i Task-Forcës pranë SHRUKD Nikolla Simaku, thotë se nuk do të ketë asnjë tolerim për personat debitorë, ndërkohë që shpjegon edhe procedurat që ata duhet të ndjekin.

Inspektorët e UK Rajoni Durrës iu kanë bërë të ditur debitorëve se mund të paraqiten pranë zyrave të Shoqërisë për të lidhur aktmarrëveshje duke paguar shumën e papaguar me anë të kësteve duke filluar nga 2000 lekë në muaj.