Një ditë pas transferimit të tij në ambientet e paraburgimit në Durrës, mësohet se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do të ndajë qelinë me Alqi Bllakon, ish-deputetin socialist të arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Si Bllako, ashtu dhe ish-ministri Lefter Koka, pas konfirmimit të masës së tyre të sigurisë janë në pritje të dënimit përfundimar në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

GJKKO konfirmoi dje masën e sigurisë arrest me burg për Dakon, pavarësisht kërkesës së tij për një masë sigurie më të butë, kundrejt garancisë pasurore.