Vargjet e poezisë së famshme “Në parkun që mbuluan fletët”, e shkrimtarit Ismail Kadare tashmë mund t’i lexojnë të gjithë qytetarët e Durrësit që do të kalojnë në zonën pranë sheshit “Pranvera”.

Kjo pasi në vend të vijave të bardha në rrugën “Dëshmorët” është shkruar strofa e fundit e poezisë.

“Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…”
, janë vargjet e poezisë së Kadaresë që tashmë shtrihen në rrugën e Durrësit derisa boja e bardhë të zbehet e të mos mbesë asnjë shenjë, ashtu siç ndodh me vijat e bardha…