Një 17-vjeçare nga qyteti i Durrësi ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi dyshohet se ishte prekur nga sëmundja e meningjitit. Mësohet se ditën e djeshme, Noela Caka, maturante në shkollën e mesme “Leonik Tomeo”, ishte dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit. Për shkak të gjendjes së rënduar ajo është transferuar në Tiranë, pasi mjekët e Durrësit menduan se kishte nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

Fatkeqësisht, ajo humbi jetën në Tiranë, pak pasi mbërriti në spital. Nga të dhënat e para dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga meningjiti.

Do të jetë Instituti i Shëndetit Publik që do të përcaktojë pas përfundimit të analizave, nëse në këtë rast kemi të bëjme me meningjit apo jo.

Ndërkohë, dhjetëra shokë e shoqe të 17-vjeçares kanë marë pjesë në ceremoninë e varrimit dhe kanë bërë pastime prekëse në rrjetet sociale.