Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Beratit, ku një 58-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “13 Shtatori”, ndërsa viktima është identifikuar si Ylli Reka.

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të pajetë në dhomën e gjumit dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, duke konfirmuar kështu se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Gjendja e rënduar psikologjike dhe problemet shëndetësore dyshohet të kenë qenë shkaku që çoi 58-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem. Mësohet se ai kishte lënë një letër lamtumire bashkëshortes, ku kërkonte falje dhe shprehte dëshirën për të mos qenë barrë për askënd, pasi po përballej me një sëmundje të rëndë që po e çonte drejt paralizës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.