Ora shënon 20:21 në një video të kapur nga kamerat e sigurisë, ku Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër.

Këto çaste besohet të jenë vetëm pak minuta para tragjedisë, ku Alma mban përdore tre fëmijët e saj, një prej të cilëve, respektivisht vajza më e madhe, mban në duar një qese.

Nga errësira e natës, pamjet janë të paqarta, por ajo që vihet re janë duart e shtrënguara të tre fëmijëve të mitur rreth nënës së tyre, që e ndjekin atë drejt një vendimi fatal që tronditi opinionin publik.