Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit, një nga investimet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Këto dy unaza të reja që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga” do të lehtësojnë ndjeshëm trafikun si dhe do të japin një impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen.

Videoja më poshtë që tregon ecurinë e punimeve, u publikua nga kryebashkiakja Emiriana Sako.