Një automjet tip “Citroen” është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit afër kishës Ortodokse dhe hyrjes së portit detar, në lagjen nr.4.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi automjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet qe drejtuesi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.