Në KZAZ-në nr.21 te pallati i sportit “Ramazan Njala”, pritet të merren në dorëzim kutitë e votimit, teksa procesi i numërimit parashikohet të nisë rreth mesnatës.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, në Durrës po vijon mbërritja e kutive të votimit në KZAZ-të përkatëse ku do të fillojë numërimi i votave.

Sipas rezultateve të konfirmuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Durrësi është bashkia me numrin më të ulët të votuesve, me 26.27% të zgjedhësve që kanë ushtruar të drejtën e votës.

Ndërkohë, “DurrësLajm” raporton se në KZAZ nr.24 te shkolla “Leonik Tomeo” u morën në dorëzim të gjitha kutitë.

Bashkia e Durrësit ka 4 KZAZ:

KZAZ nr.21 te pallati i sportit “Ramazan Njala”

KZAZ nr.22 te shkolla 9-vjeçare “Marie Kaçulini”

KZAZ nr.23 te shkolla “Jan Kukuzeli”

KZAZ nr.24 te shkolla e mesme “Leonik Tomeo”.