Mbrëmja e fundit e spektaklit Ferma VIP është shoqëruar me tensione dhe gjuhë të papërshtatshme në transmetim live.

Konkurrenti Adioni u eliminua nga gara pas një televotimi përballë Mozës, pas përplasjeve verbale që kishin ndodhur mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.

Megjithatë, situata u përshkallëzua edhe më tej pas shpalljes së rezultatit. Partnerja e Adionit reagoi ashpër, duke iu drejtuar me fjalor fyes moderatores Arbana Osmani, në momentin kur kjo e fundit po i kërkonte të ruante qetësinë.

E dashura e Adionit ishte ajo që do hakmerrej, jo ndaj fermerëve, por ndaj vetë moderatores duke e cilësuar “kuçkë”, teksa Arbana po i bënte thirrje që të qetësohej.

Ngjarja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë dënuar gjuhën e përdorur dhe mungesën e etikës në një program me audiencë të gjerë.

Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht online, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë publike të personazheve televizive.