Vidhet banesa e gjyqtares Shpëtime Pitaku e cila ushtron detyrën në gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës.

Pitaku ka pretenduar se i janë marrë rreth 2 mijë euro dhe disa bizhuteri.

DurrësLajm” mëson se banesa e gjyqtares ndodhet në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit, ndërsa vjedhja ka ndodhur rreth një javë më parë kur Pitaku së bashku me të shoqin kanë qenë në punë.

Vjedhja ka ndodhur gjatë ditës, ndërsa identifikimi i autorëve nuk është bërë ende, pasi si në banesën e gjyqtares edhe në lagjen e saj nuk ka kamera sigurie.

Denoncimi u krye nga bashkëshorti i gjyqtares, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.