18 korrik 2015 – Përfundon me sukses operacioni antikanabis “Verjon 2015”, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e trafikut të bimëve narkotike të zhvilluara nga efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë.

Nga një kontroll i ushtruar në fshatin Verjon, në komunën Nikël të Krujës, policia zbuloi 6 parcela me rreth 1270 rrënjë bimë narkotike në një lartësi rreth 8-80 cm.

Bimët e dyshuara të llojit kanabis sativa, u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Sa i përket autorëve që kanë mbjellë lëndët narkotike, punonjësit e policisë së Krujës, po vazhdojnë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/