Policia Bashkiake në Durrës vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, të cila janë zënë në mënyrë të paligjshme nga lokalet dhe bizneset.

Së fundmi, efektivët e kësaj policie kanë zhvilluar një aksion në rrugën “Kasem Durrësi”, ndërsa më pas do të vazhdojnë me rrugën “Maliq Muço”.

Në një postim në shpërndarë në “Facebook”, Policia Bashkiake e Durrësit bën me dije se janë të “vendosur për luftën kundër informalitetit, dhe në lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga qytetarë apo subjekte të ndryshme”.

POSTIMI I PLOTË:

Vijon puna së bashku me IMT 👷🏻‍♂️dhe strukturat e tjera të Bashkia Durrës, për lirimin e hapësirave publike si: trotuar, lulishte,vendparkime,tenda,tabela reklamuese etj pa leje përkatëse, te cilat janë në kundërshtim me ligjin.Aksioni u zhvillua në rrugën Kasem Durrësi , në vazhdim do të jemi në rrugen Maliq Muco.

Sigurojmë qytetarët se jemi të vendosur për luftën kundër informalitetit, dhe në lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga qytetarë apo subjekte të ndryshme.

Puna vijon cdo ditë.

#PoliciaBashkiakeNëDetyrë👮🏻‍♂️

#StopZaptimit❌

#RaportoNëNrEShërbimit052232250☎️

#MasaAdministrativeNdajKundravajtësve

#FotoParaDhePasPune