Festa e Ullirit në Durrës është kthyer prej vitesh në një traditë të bukur në qytetin bregdetar. Ulliri simbolizon paqen dhe harmoninë dhe për këtë arsye, Shoqata “Durrësi Autokton” çdo tetor mbjell një fidan ulli në lulishtet e qytetit.
Krahas këtij rituali të përvitshëm, në ceremoninë festive që u mbajt në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” u nderuan me titullin e lartë “Nderi i Qytetit të Durrësit”, 3 mjekë të nderuar.
Shoqata “Durrësi Autokton” vlerësoi me tituj pas vdekjes Dr. Enver Kotorri dhe Dr. Fiqiri Deliallisi. Krahas kolegëve të ndarë nga jeta, me titullin e lartë u nderua edhe mjeku i njohur Arben Haxhihyseni.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u shoqërua me një koncert festiv të dhënë nga këngëtarët durrsakë dhe grupii valleve të studios të baletit “Arian Plaku”.