Vodhi para dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në një lokal në Durrës, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Procedohet penalisht një shtetas tjetër, pasi dyshohet se duke pasur dijeni, përvetësoi sendet e vjedhura, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, Durrës, ku forcat e policisë menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, banues në Durrë.

Dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në lokalin e një shtetasi.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.