Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika i bën thirrje familjarëve të autorit Azgan Mernica, i cili qëlloi për vdekje me armë Novruz Cenalinë që të bëjë tentativa që personi të vetëdorëzohet. 

Gjatë një prononcimi për media ai ka thënë që shkaku ka qenë një konflikt i çastit. 

“Siç jeni në dijeni rreth orës 13;20 polica ka marrë njoftim për ë ngjarje të rëndë. Fillimisht është marrë për të shtëna me armë dhe të plagosur pas verifikimeve rezultoi që ishte plagosur dhe ka ndërruar jetë punonjësi Nevruz Cenalia, i cili shërbente në Policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe në forcat Shqiponja prej dy vitesh. Autori është Azgan Mernica banues në Sulaj jemi duke punuar intensivisht për të kapur autorin. I bëj thirrje familjarëve autori të vetëdorëzohet se zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër. Pista kryesore është për motive të çastit. Këto janë informacione paraprake. Makina e autorit është gjetur. Deri tani e përjashtojmë pistën e hakmarrjes”,-tha ai.