Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e arrestit me burg për Esmerald Ballën, i cili vrau babanë e tij dhe e hodhi në pus në Shënavlash të Durrësit. E njëjta masë sigurie u dha edhe për bashkëpunëtorin e tij Edison Brahaj.

Në seancën që nisi rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm Esmerald Balla, i qëndroi versionit të tij të vetëmbrojtes, ndërsa pretendonte që ishte dhunuar nga policia.

“Nuk kam çfarë të them për ngjarjen. I qëndroj versionit të vetëmbrojtjes”.

Esmerald Balla vrau babanë e tij Enver Balla pas konflikteve të vazhdueshme për një shumë prej 75 mijë eurosh në kasafortën e kursimeve që kishte humbur dhe të dy akuzonin njëri-tjetrin.