Gjendet e vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit një 40-vjeçare shqiptare në zonën Menidhi të Athinës.

Policia thotë se trupi i 40-vjeçares u gjet në rrugë me një thikë në trup.

Pranë saj u gjet edhe çanta në të cilën duket se nuk mungonin sendet e saj dhe paratë, çka i bën autoritetet të besojnë se nuk ka qenë shkak grabitja.

Ajo ishte veshur mirë dhe dukej se kthehej nga një aktivitet zbavitës. Policia po heton për gjetjen e autorëve.