Autori i dyshuar Gerald Shehu, e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeҫarit Erald Nevruzi në Dhërmi.

Sipas burimeve të gazetarit Mikel Marsi, përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi, duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës, raporton top channel.

Më pas, ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti.

Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ja kanë djegur tek furra e picerisë.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’.

Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin.

Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë.

Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë.

Aty kur ka kaluar kufirin ka marrë një tjetër taksi me drejtim Igumenicën.