16korrik 2015 – Policisë së Tiranës i janë dashur 5 vjet hetime për të zbuluar bandën që shpërndante drogë në zonën e ish-Bllokut dhe në qytetet bregdetare. Në pranga u vunë 5 shtetas, anëtarë të një grupi që drejtohej nga Marsel Xeba. Ky i fundit u arrestua bashkë me Ilirjan Xebën, Andi Xebën, Skerdi Xhelon dhe Lavdimir Xebën.

Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale, personat e arrestuar kanë qenë në hetim prej disa muajsh dhe gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 648.7 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa. Më herët policia arrestoi dhe shpërndarësit Fjordi Leka, Gëzim Gashi, Xhuljo Qejvanaj dhe Noel Papuli.

Gjatë ndjekjes së tyre, policia pikasi dhe momentin kur më 4 korrik Andi Zeba i shiti drogë Ylber Ahmetllarit, “Cozman”, i cili u kap më vonë bashkë me të dashurën e tij, Tuna. Edhe pse policia i njihte krerët e grupit ajo bëri arrestimin vetëm ditën e sotme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/