Prej disa ditësh, punonjësit e Ndërmarrjes Rruga po zëvendësojnë pllakat e dëmtuara në sheshin qendror të Durrësit dhe rrugën “Grigor durrsaku”.
Burime nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se zëvendësimi i pllakave të dëmtuara është pjesë e ndërhyrjeve rutinë që kjo drejtori realizon për mirëmbajtjen e hapësirave publike të qytetit.

Ndërhyrje e ngjashme pritet të realizohet edhe në aksin “Aleksandër Goga”, tek pjesa pranë galerisë së artit pamor “Nikolet Vasia”.

Dëmtimet më të mëdha të pllakave janë sidomos përgjatë kanalit të kullimit, që përshkon sheshin “Liria”.