Partia Socialiste ka dorëzuar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.

“Deklaroj në cilësinë e kryetari të partisë: Angazhimin solemn të Partisë tonë se, pjesëtarët e strukturave drejtuese dhe administrative, të anëtarësisë, kandidatëve për deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore, deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore dhe gjithë strukturave të tjera të angazhuara nga subjekti në këto zgjedhje, funksionarë/ish funksionarë publik do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale”, thuhet në deklaratën e Ramës bashkangjitur kërkesës.

Angazhohemi të zbatojmë rregulla për të gjithë anëtarësinë, administratën dhe ndjekësit tanë që: Të mos premtojnë ofrojnë japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme apo të veprojnë në mënyrë të tillë që synohet të ndikojë, ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre”, thuhet në deklaratën e angazhimit solemn të kryetarit të kësaj force politike, Edi Rama.