Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kandidatët socialistë të Qarkut të Beratit. Në fjalën etij Rama ka folur edhe njëherë për mundësitë e mëdha dhe reale që ka Shqipëria për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.
“Qysh prej zgjedhjeve të ndryshimit të 1992, nuk kemi pasur asnjëherëz gjedhje që kemi të bëjmë me fatin evropian të Shqipërisë, të ketë pasur peshë gjeopolitike, jo thjesht se kush do fitojë brenda vendit, por a do vitojë apo jo vendi, në pozicioni e vet në raport me hartën e Evropës. Ky është 11 Maji.
Për herë të parë na është hapur mundësi konkrete dhe reale për t’u futur në Bashkimin Evropian. Sot, na ka ardhur dita para syve dhe sot na ka ardhur zogu në dorë, janë përputhur yjet e fatit të Evropës dhe yjet e fatit të Shqipërisë. Ne na është dhënë një lanedar pune deri në 2027 për të mbyllur negociatat”, theksoi ai.
Më tej Rama u dal edhe të zgjedhjet e 11 Majit, ku ju kërkoi krerëve të Bashkive të japin kontributin e tyre në fushatë, por pa ndikuar në garën e brendshme.
“Dëshiroj t’iu them kryetarëve të bashkive, që duhet të jenë në dispozicion të PS, të numrit 5, ajo 5 më pëlqeu shumë, se është 5 me 1. Detyra juaj është të bëni këtë, por nuk duhet të ndërhuni në garë. Kandidatët në listë duhet të ketë garë pa inteferenca. Janë zgjedhur sipas zonave për të pasur përfaqësim më të gjerë. Kemi respektuar të gjitha komunitetet, abshkitë, moshat, gjinitë. Zgjedhja është PS dhe Edi Rama, pastaj një preferencë”, deklaroi Rama.