Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, më 10 maj 2025. Vendimi është marrë nga shoqëria “IdentiTek” për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që ende nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet.
Zyrat do të funksionojnë nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe do të ofrojnë vetëm shërbimin e tërheqjes së kartave të identitetit.
Sipas njoftimit, këto ditë është vërejtur një rritje e ndjeshme e aplikimeve për dokumente, për shkak të afatit të skadimit të kartave dhe afërsisë së procesit zgjedhor. Për këtë arsye, qeveria ka miratuar edhe akte normative që lejojnë votimin edhe me karta identiteti të skaduara, për të siguruar që çdo qytetar të mund të ushtrojë të drejtën e votës pa pengesa.