Igli Cara, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ndër të tjera, u fol për situatën e krimit të organizuar dhe ndikimin e bandave kriminale në fushatën zgjedhore. 

Hoxha tha se në Durrës janë prishur balancat dhe të gjithë organizatat kriminale janë në krah të mazhorancës, por kandidati i opozitës, nuk kishte të njëjtin shikim të situatës, duke deklaruar si shqetësim patronazhistës dhe drejtorët e mazhorancës në terren, por jo grupet kriminale.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Organizatat kriminale në Durrës janë shumë prezente. Nuk e di nëse zoti Cara ka patur problematikë direkte, me shantazhe dhe presione, por ajo që mund të them me të dhënat që kam në terren, më rezulton se pjesa dërrmuese e strukturave të krimit të organizuar, që merren me narkotrafikun, krimet e rënda, janë kundër zotit Cara.

Igli Cara: Këto janë zgjedhje lokale. E kuptoj kur thotë zoti Hoxha ,që janë të rreshtuar, sepse zoti Rama i mbron ata. Deri në këtë moment që flasim, flasim për presion të grupit të zotit Dajko, patronazhistët, drejtorët janë në terren. Por, unë nuk trembem nga kjo. Sa u përket grupeve që thatë, mendoj se me to duhet të merren organet ligjzbatuese.

Artan Hoxha: Të marr vetëm drejtorin e hipotekës. Presione, shantazhe. Pse? Sepse ka të bëjë me resurset që ka Shqipëria. Njëlloj edhe me portin, paratë që po investohen janë para shqiptarësh që kanë vajtur në gadishullin arabik dhe po rikthehen këtu. Edhe në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe kreu I SPAK, nuk ka qenë kurrë kaq i evidentuar Durërsi për kriminalitetin. Ju me programin tuaj, e keni parashikuar, a u është dhënë garanci qytetarëve, si do ju mbroni pronat?

Igli Cara: Për zgjedhjet i kemi marrë masat që qytetarët të votojnë të qetë dhe vota e tyre të mos transformohet.

Artan Hoxha: Po sjell një shembull, dosja e famshme 339, ishte modeli më i qartë se sin ë Shqipëri, krimi i organizuar ndërhynte në zgjedhje. Kontakti i tyre ishte kryetari i bashkisë. A e ke vlerësuar këtë situateë?

Igli Cara: Sot e gjithë administrate bën presion, intimidon drejtuesit. Zoti Dako bashkë me grupin e tij.