Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nisi shpërndarjen e materialeve zgjedhore në zonat e largëta. Fletët e votimit te mbërritura nga Greqia të shtunën kanë vënë përpara këtë proces, duke u dërguar në KZAZ në veri dhe jug të vendit, bashkë me kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore, vulat që do të përdoren nga Komisionet e Qendrave të votimit dhe vulat me kodet e sigurisë.
“Sot ka filluar procesi i shpërndarjes së bazës materiale nga KQZ drejt KZAZ-ve, proces ky që do të kryhet nga Administrata e KQZ-së në bashkëpunim me Zyrat Rajonale Zgjedhore dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Materialet logjistike zgjedhore, sot po shpërndahen në Komisionet e Zonave të administrimit Zgjedhor të qarkut Kukës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Berat dhe Fier”, tha Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së.
Në të gjithë territorin e Bashkisë së Kukësit, në Kukës Has e Tropojë, ka mbërritur baza materiale ndërsa po bëhen verifikimet e fundit të qëndrave të votimit sa i takon infrastrukturës ndërsa në disa qendra janë vendosur tashmë edhe monitoruesit elektronik të votave.
Edhe në Dibër, Korçë, Gjirokastër dhe Shkodër materialet kanë mbërritur pranë KZAZ përkatëse. Po ashtu në qarkun Vlorë baza materiale ka mbërritur në zonat më të thella. Nga nesër materialet zgjedhore që do të përdoren më 25 qershor për procesin e votimit dhe numërimit të votave, do të nisen në të gjitha KZAZ e qarqeve Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Tiranë.
Zgjedhjet e 25 qershorit, shpërndahen fletët e votimit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit
Kanadaja anëtare e asociuar e BE? Mark Carney mirëpret propozimin e Von der Leyen: Vendi ynë do të vendosë vetë për partneritetet e tij
“Do të humbasë Evropa, jo ne”/ Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është më prioritet
The Weeknd i jep fund dilemës për tërheqjen nga muzika: Do të vazhdoj ta bëj këtë për aq kohë sa të mundem!





