Policia e qarkut Durrës ka bërë të ditur sot, se shtetësja e identifikuar me inicialet A.M., 36 vjeçe është larguar nga banesa një ditë më parë dhe nuk është kthyer më.

Ka qenë vëllai i 36-vjeçares ai që ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Policisë Krujë.

Po punohet për gjetjen e saj“, njoftojnë blutë e qarkut.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Krujë, ka kallëzuar shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Derven, Krujë, se më datë 30.03.2023, është larguar nga banesa, motra e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.