Një 40-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët disa ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Ka qenë shtetesja me inicialet N. J, ajo e cila ka bërë kallëzim në polici për zhdukjen e nipit të saj.

“Më datë 28.04.2024, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasja N. J., se prej datës 26.04.2024, është larguar nga banesa nipi i saj, shtetasi F. D., 40 vjeç, me të cilin ka humbur kontaktet. Punohet për gjetjen e tij.”, njofton policia.