Një banesë në lagjen nr.4 të Korçës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ku si pasojë ka mbetur i plagosur me djegie të rënda në trup një 89-vjeçar.

Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore së bashku me një 47-vjeçare e cila kujdesej për të moshuarin. Ajo përfundoi në spital me probleme në frymëmarrje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.