Situata nga zjarri në zonën e Koxhasit, në Fushë Shijak, është përkeqësuar, ndërsa flakët kanë mbërritur deri pranë autostradës Durrës-Tiranë.
Për shkak të përhapjes së zjarrit dhe tymit të dendur, qarkullimi në drejtimin Tiranë-Durrës është bllokuar për arsye sigurie, ndërsa aksi Durrës-Tiranë vijon të jetë i hapur.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonë.





