Policia e qarkut Durrës ka dalë me njoftim zyrtar pas rënies së zjarrit në mobilerinë me pronar Flamur Bramën.

Nga flakët që përfshinë mobileri “Rudi” në Tapizë të Krujës nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, bën me dije policia raporton “DurrësLajm“.

Nga deklarata e punonjësve të mobilerisë dyshohet se zjarri është aksidental“, thuhet ndër të tjera në njoftimin për media.

Burime nga blutë e Durrësit i thanë “DurrësLajm” se referuar informacioneve paraprake, ende të pakonfirmuara, shkak i shpërthimit ka qenë një luhatje tensioni, por zyrtarisht policia njofton se “grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e zjarrit“.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në Tapizë Krujë, ka rënë zjarr në një mobileri.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat e Policisë të cilët po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetem dëme materiale. Nga deklarata e punonjësve të mobilerisë dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit.