U organizua me rastin e 106-vjetorit të ditëlindjes së piktorit të madh Ibrahim Kodra konkursi i pikturës së shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të bashkisë Durrës.

Në ekspozitën “Ibrahim Kodra, në sytë tanë” të hapur në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” u ekspozuan shumë nga punimet e nxënësve pjesëmarrës, të cilat u vlerësuan nga 3 anëtarë të jurisë profesioniste në fushën e Artit Pamor.

Në përfundim të aktivitetit të kuruar nga piktorja dhe drejtuesja e galerisë së artit pamor “Nikolet Vasia”, Alketa Tragaj, piktorët e vegjël më të talentuar u vlerësuan me çmime dhe certifikata mirënjohjeje.