Një akisdent ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.

Mësohet se një 15-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit me iniciale R. G.

Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4-vjeçar i pronarit të banesës.

“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4 vjeç i shtetasit R. G., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.